Memli Krasniqi flet pas fakimit me Kurtin: Dal nga takimi jo shumë i sigurt se Kurti e dinë se në çfarë rruge po shkojmë

09:44 | 08 Nëntor 2022

Krasniqi pas takimit me Kurtin: Nuk mora siguri se Qeveria e di çfarë veprime duhet ndërmarrë për ta mbajtur situatën nën kontroll.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti, tha se nuk ka marrë siguri lidhur me situatën në veri të vendit.

“Nuk mora siguri se Qeveria e din se çfarë veprime duhet ndërmarrë për ta mbajtur situatën nën kontroll”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka folur edhe për planin franko-gjerman dhe hapat të cilët duhet t’i ndërmarrë Qeveria në të ardhmen.

Krasniqi dje i ka dërguar letër kryeministrit Kurti duke i thënë se mund të kontribojnë në lidhje me situatën e krijuar.

“Unë dje ia kam dërguar një letër kryeministrit ku ia ka m shprehur shqetësim lidhur me situatën në veri. Më vjen mirë që ka reflektuar dhe e ka ftuar këtë takim, patëm diskutim rreth asaj se si ka ardhur situata deri këtu. Isha më shumë interesuar për planet e qeverisë për të menaxhuar këtë situatë. Nuk mund të them se dola me një siguri të madhe se qeveria e din se në çfarë është duke shkuar dhe çfarë veprime duhet marrë për të më tej” , ka thënë ai.

Komento: