Memli Krasniqi ia “ripërsërit” Sarrazinit qëndrimin e PDK-së për propozimin evropian

17:10 | 15 Mars 2023

Krasniqi ia “ripërsërit” Sarrazinit qëndrimin e PDK-së për propozimin evropian.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se ka zhvilluar një telefonatë me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Krasniqi në një postim në Facebook ka njoftuar se me Sarrazin kanë dikskutuar për propozimin evropian.

Ai tha se e ka “ripërsëritur qëndrimin e PDK-së dhe rezervat që kanë në raport me këtë propozim, që është i pamjaftueshëm për Kosovën”.

“Unë i kam deklaruar në Washington, Bruksel dhe në Kuvend të Kosovës pesë pikat të cilat duhet të jenë shtylla të një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme me Serbinë. Që të gjitha kanë qenë në linjë me interesin shtetëror të Kosovës dhe me qëndrimet e partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Fatkeqësisht, si pasojë e kokëfortësisë së tij dhe mos koordinimit me aleatët tanë, Kryeministri Kurti ka dështuar në procesin e dialogut – duke mos përmbushur kërkesat dhe qëllimet tona shtetërore”, ka shkruar ai.

Komento: