Memli Krasniqi komentin mocionin e VV-së për rrëzimin e Qeverisë Hoti

23:17 | 12 Gusht 2020

Memli Krasniqi ka komentuar mocionin e Vetëvendosjes për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Lëvizja Vetëvendosje nuk mund ta rrëzojë Qeverinë Hoti, pavarësisht se ka nisur procedurën për mbledhjen e votave për një seancë të jashtëzakonshme në Kuvend, ka vlerësuar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Ai e ka quajtur hajgare çështjen e mocionit të mosbesimit të ngritur nga partia tjetër opozitare, për ta rrëzuar qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti.

“Nuk mund të rrëzohet qeveria pa 61 vota. Ajo është hajgare. VV’ja duhet të tregojë për vijat e tyre të famshme të kuqe ndaj PDK-së”, ka thënë Krasniqi.

“Mocioni i mosbesimit nuk ka shans të jetë i suksesshëm, mund t’ia zgjasë jetën qeverisë Hoti”, ka thënë ai.

Komento: