Memli Krasniqi për marrëveshjen e Energjisë me Serbinë: Vetëvendosje kur ishte në opozitë e kundërshtonte

17:23 | 21 Qershor 2022

Krasniqi për marrëveshjen e Energjisë me Serbinë: LVV kur ishte në opozitë e kundërshtonte.

Kryetari i PDK-së, ka komentuar marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për energjinë.

Ai para mediave tha se kjo marrëveshje është diskutuar nga viti 2015, për të cilën e kishte kundërshtuar Lëvizja Vetëvendosje sa ishte në opozitë.

“E shoh edhe si lajm i mirë edhe si lajm i keq. Lajm i mirë është se përfundimisht kryeministri i Kosovës bashkë me këtë Qeveri po e kuptojnë që ata që e kemi bërë në të kaluarën, që është në dobi të qytetarëve të Kosovës, dhe e shoh si lajm të keq se kundërshtimi i tyre dhe pasiguria e tyre politike e kanë zvarritur procesin 7 vjet. Kjo është marrëveshje që e kemi diskutuar prej vitit 2015 kur e kemi nënshkruar dhe kur është miratuar dhe konsideroj që zbatimi i saj do të mundësoj integrimin e plotë të sistemit energjetik duke përfshirë edhe faturimin e drejtë. Shpresoj që detajet t’i japë Qeveria dhe jo ne”, tha ai.

Ndërkohë, Krasniqi pati ca fjalë edhe për raportet me Shqipërinë. Ai i vlerësoi ato si të zbehta.

““Ne kemi bashkëpunim me Shqipërinë dhe mendoj se mbledhjet e qeverive janë momentume të rëndësishme për t’i finalizuar bashkëpunimet mes dy vendeve i cili fatkeqësisht në kuptimin e raporteve politike kurrë nuk ka qenë më i zbehtë andaj pres nënshkrimin e marrëveshjeve përkundër faktit që janë marrëveshje të ricikluara”, tha ai.

Komento: