Memli Krasniqi takon Daniel Serwerin në Washington DC, flasin për rëndësinë e forcimit të raporteve Kosovë – SHBA

21:02 | 16 Nëntor 2022

Krasniqi takon Serwerin në Washington DC, flasin për rëndësinë e forcimit të raporteve Kosovë – SHBA.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi po qëndron për vizitë zyrtare në Washington, ku sot ka takuar profesorin e shquar Daniel Serwer, i cili ëshyë një nga njohësit më të mirë të zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor.

Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se me profesorin Serwer kanë folur për situatën e krijuar në pjesën veriore të vendit dhe nevojën për veprime të përgjegjshme politike.

“Ishte dakordim i përbashkët që, në mesin e agresionit të paprovokuar rus kundër Ukrainës, Kosova duhet të vazhdojë të forcojë raportet me SHBA-të dhe partnerët e tjerë ndërkombëtar. Profesorin Serwer e falënderova për pritjen, këshillat dhe angazhimin shumëvjeçar për të ndihmuar procese të ndryshme në Kosovë”, shkruan Krasniqi.

Komento: