
Një qytetar nga Ratkoci i Rahovecit e ka bërë votën e tij të pavlefshme sot, pasi në fletëvotim ka shkruar emrin e futbollistit Rey Manaj, i cili mbrëmë shënoi gol për Kombëtaren e Shqipërisë në ndeshjen ndaj Serbisë.
Pikërisht në shkollën “Katër Dëshmorët”, ku ndodhi ky rast, ka shkuar gazetar;t e kanë intervistuar drejtoreshën e kësaj shkolle, Valbona Hoti.
Ajo tha se për këtë veprim kishte mësuar nga rrjetet sociale.
“Unë nuk kam pasur informacion, e kam parë si ju – në rrjete sociale. Nuk kemi qasje në procesin e votimit të askujt, edhe ne jemi befasuar si ju me këtë veprim të qytetarit,” tha Hoti.
Ajo shtoi se deri tani në këtë qendër votimi nuk është shënuar ndonjë incident tjetër dhe se aty të drejtë vote kanë rreth 4 mijë qytetarë.
Manaj ishte golashënuesi i mbrëmshëm ndaj Serbisë. Ai realizoi golin, e fitores në minutën e 46’të të ndeshjes.
Ndryshe, Shqipëria e ka mposhtur Serbinë me rezultat minimal por me peshë historike në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. /Klankosova.tv
Shënoi kundër Serbisë, emri i Rey Manaj shënohet në një fletëvotim në Rahovec