Menaxhmenti i Milanit nuk po arrin të kuptohet me këtë lojtar

22:07 | 19 Shtator 2021

Menaxhmenti i Milanit ka mbetur i habitur nga mënyra se si Franck Kessie po trajton negociatat për rinovimin e tij.

Sipas Tuttosport ,Kessie kishte deklaruar se do ta kishte zgjidhur problemin sapo të kthehej në Itali pas Olimpiadës, por tani ai po refuzon ofertën e fundit të Milanit, e cila është një rinovim pesëvjeçar që fillon me 5 milionë euro neto për sezon dhe shkon deri në 6.5 milion € deri në fund, përcjell ORAinfo.

Një ngërç duket se është zhvilluar dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve pasi Kessie është përcjellë nga PSG, si dhe Manchester United dhe Liverpool. Gazeta shton se sjellja e Kessie ka lënë të habitur si Maldini ashtu edhe Massara.

Gjithashtu sipas Tuttosport, kontaktet me agjentin e tij George Atangana janë të vazhdueshme, por ai dëshiron një neto të garantuar prej 6.5-7 milion € në sezon për klientin e tij. Kjo është një kontratë shumë e pasur dhe Milani nuk duket se është i gatshëm të heqë dorë tani. /ORAinfo/

Komento: