Menduan se kishte vdekur, familjarët e varrosen të gjallë foshnjën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Menduan se kishte vdekur, familjarët e varrosen të gjallë foshnjën

07:57 | 22 Tetor 2019

Një foshnjë është varrosur e gjallë në Kinën Lindore.

Ishin dy kalimtarë të rastësishëm ata që dëgjuan të qara nën tokë dhe lajmëruan autoritetet.

Jiao Xinglu dhe Zhou Shangdong po kërkonin për kërpudha në malet e largëta afër Laiëu kur gjetën foshnjën.

Jiao dëgjoi një zhurmë në tokë dhe filloi që të gërmojë me duar tokën.

Një grup miqsh dhe familjarësh u mblodhën përreth tij dhe momente më vonë doli në dritë kutia e kartonit me djalin e vogël brenda.

Djali peshonte vetëm 1.5 kg. Raportohet se familja mendoi se foshnja kishte ndërruar jetë ndaj e varrosën.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!