Mërgim Vojvoda prezantohet të Torino

16:07 | 27 Gusht 2020

Klubi nga Serie A, Torino prezanton Mërgim Vojvodën.

Ekipi nga Serie A, Torino ka prezantuar Mërgim Vojvodën të enjten. Torino ka bërë të ditur se Vojvoda ka firmosur kontratë katërevjeçare pasi ka kaluar me sukses kontrollimet mjekësore.

Vojdova te Torino është transferuar nga skuadra e Belgjikës, Standardi për 5.5 milionë euro dëmshpërblim plus bonuset. 25-vjeçari, te Torino i bashkohet portierit të Kosovës, Samir Ujkani.

Vojvoda ka 22 paraqitje dhe një gol të shënuar për “Dardanët”.

Komento: