Mërgimtarët këtë vit u treguan më dorëlirë, kaq para dërguan për pesë muaj

14:35 | 11 Gusht 2021

Këtë vit mërgimtarët u treguan më dorëlirë, kaq para dërguan për pesë muaj.

Shuma e parave që kanë dërguar mërgimtarët në pesë muajt e parë të këtij viti, ka shënuar rritje krahasuar me pesëmujorin e parë të vitit të kaluar, raporton Express.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli, në një intervistë për emisionin “DPT te Fidani”.

Sipas Havollit, këtë vit diaspora ka dërguar 95 milionë euro më shumë.

Havolli ka thënë se në pesë muajt e parë të vitit të kaluar kanë dërguar 351 milionë euro, e këtë vit vlera e parave që kanë dërguar mërgimtarët ka shkuar në 446 milionë euro.

Në këtë shifër, nuk përfshihen paratë që kanë shpenzuar ata gjatë pushimeve, por që thotë se pas përfshirjes së këtyre shpenzime, do të jetë një shifër e jashtëzakonshme.

Komento: