Merkato e dimrit, Intet ka gati transferimin e parë

15:29 | 20 Nëntor 2021

Interi ,po mendon të bëjë ndryshimin e çuditshëm në merkaton e dimrit dhe duket se mund të rifillojë ëndrrën e vjetër për të parë Nahitan Nández, lojtar aktual i Cagliari Calcio, me fanellën e Neroazurrës.

Uruguaiani është një nga mesfushorët më të mirë në kompeticionin italian, por ardhja e tij lidhet me largimet që mund të ndodhin në skuadrën lombarde pasi ekonomia e klubit nuk është ajo që ishte disa vite më parë,përcjell ORAinfo.

Sipas portalit ‘FcInterNews’, Neroazurros kanë riaktivizuar interesin e tij për Nahitan Nándes pasi besojnë se ai është futbollisti që mund të përmirësojë ndjeshëm mesfushën e tij, falë sakrificës së tij në fushë.

Në janar gjërat mund të ndryshojnë pasi Interi është në pritje të largimit të Matías Vecino, i cili nuk dëshiron të vazhdojë në klub dhe kjo mund t’i sjellë paratë e nevojshme për të përballuar transferimin e Nandez./ORAinfo/

Komento: