Merr fund drama në Turqi – një gol përcakton kampionin e ri

22:17 | 15 Maj 2021

Besiktasi është kampioni i ri i Superligës së Turqisë në futboll.

Ata sonte fituan 1:2 ndaj Goztepes, duke e fituar për të 16-tën herë titullin e kampionit.

Por, mënyra se si e fituan ishte ndoshta edhe me fat.

Besiktasi përfundoi në vendin e parë me 84 pikë, aq sa kishte edhe Galatasaray.

Në rast të pikëve të barabarta, shikohen ndeshjet direkte, por edhe aty dy ekipet ishin njëjtë, 3:3.

Krejt në fund u shikua goldallimi, teksa Besiktasi kishte goldallimin +45, ndërsa Galatasaray +44.

Pas katër viteve, Besiktasi arrin ta fitojë titullin e kampionit në Turqi. Hera e fundit ishte në vitin 2017.

Komento: