Merr fund pritja, ja kur do të debutojë Messi të PSG

18:45 | 23 Gusht 2021

Skuadra e Reims mund të llogaritet si një nga skuadrat më të pafata në Ligue 1, pasi mund të jetë e para që teston forcën e MNM.

Messi, Neymar e Mbappe mund të jenë të tre startues në ndeshjen e vikendit të ardhshëm në Ligue 1.

Sipas raportimeve të fundit nga Franca, por edhe bazuar në fjalët e Mauricio Pochettino, Messi pritet të debutojë me fanellën e PSG ndaj Reims.

Messi po stërvitet me skuadrën e re tash e disa javë dhe besohet se tashmë ka kapur ritmin e duhur.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i fundit i Pochettino, para ndeshjes ndaj Reims.

Komento: