Merret vendimi, ja kur do të nisin stërvitjet grupore në Itali

18:40 | 11 Maj 2020

Stërvitjet grupore në Itali pritet të fillojnë më 18 maj.

18 maji do ta kthejë futbollin italian në normalitet.

Raportimet e fundit nga Italia [Sportmediaset] bëjnë të ditur se Ministri i Sportit në Itali ka dhënë dritën e gjelbër për futbollin dhe gjitha sporteve të tjera, transmeton lajmi.

Spadafora raportohet të ketë dhënë dritën e gjelbër për stërvitjet grupore, për të gjitha sportet profesionale.

Skuadrat e Serie A kanë filluar stërvitjet, por vetëm në seanca individuale, me nga 6 lojtarë për grup.

Nga 18 maji, të gjitha skuadrat do të mund të rinisin stërvitjet normale, grupore.

Kjo është shenja e parë se Serie A është në rrugë të mirë për rinisjen e sezonit, në muajin qershor.

Komento: