Merret vendimi, kjo është e ardhmja e Simeone

17:28 | 09 Janar 2021

Diego Simeone nuk do të largohet nga Atletico Madridi. Eliminimi befasues nga Kupa e Spanjës, bëri që të përflitet për një largim të mundshëm.

Mirëpo mediat spanjolle kanë bërë të ditur se Simeone ka besimin e plotë të drejtuesve të klubit madrilen.

Trajneri argjentinas ka kontratë me Atletico Madridin deri në vitin 2022.

Këtë sezon me madrilenët në La Liga, është lider me 38 pikë pas 15 ndeshjeve të luajtura.

Komento: