Merret vendimi nëse do të luhen sot të gjitha ndeshjet në Serie A

13:46 | 08 Mars 2020

Nuk mirret parasysh propozimi i ministrit të sportit, ndeshjet në Serie A do të luhen.

Pak çaste më parë në mediat italiane u raportua se ndeshjet e sotme janë anuluar.

Ishte pikërisht ministri i sportit italin, i cili kishte kërkuar nga Serie A, që kampionati të ndërpritet, mirëpo drejtuesit e Serie A kanë vendosur që një gjë e tillë të mos ndodh.

Madje ishte gazetari Antonello Guerrara, i cili deklaroi se i gjithë sezoni mund të shtyhet, mund të ndalohet për një kohë ose më keq akoma të anulohet krejtësisht.

Mirëpo tanimë është gjithçka zyrtare dhe ndeshjet e ditës së sotme do të zhvillohen.

Serie A ka marrë vendim që ndeshja mes Parmës dhe Spalit të luhet me fillim nga ora 13:45, ndërsa ndeshje tjera të luhen në orarin e planifikuar.

Ndeshja derbi e kësaj jave mes Juventusit dhe Interit do të zhvillohet në ora 20:45, pa praninën e tifozëve.

Komento: