Mesazhi i fort i Ibrahimoviçit për shokët skuadrës

10:58 | 03 Janar 2020

Ibra mesazh shokëve të skuadrës: Kur luani te Milan, duhet ta bëni këtë gjë.

Zlatan Ibrahimovic është prezantuar si lojtar i Milanit.

Sulmuesi suedez rikthehet në futbollin italian shtatë vite pas largimit në drejtim të PSG.

Ibra është deklaruar i lumtur me rikthimin te Milan, duke thënë se ende ka pasionin për këtë sport, dhe dëshirën e madhe për suksese.

38 vjeçari u ka dërguar edhe një mesazh shokëve të rinj të skuadrës, duke u thënë se Milan kërkon rezultate.

“Në luan te Milan presioni është shumë i lartë”, ka deklaruar Ibrahimovic, përcjell lajmi.

“Të gjithë mund të bëjmë më mirë sepse kur luan te Milan duhet të sjellësh rezultate, përndryshe nuk do të luash këtu. Nëse jeni te Milan, duhet të sjellni rezultate”.

Komento: