Mesazhi i jashtëzakonshëm i Bill Clinton për vizitën në Prishtinë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Mesazhi i jashtëzakonshëm i Bill Clinton për vizitën në Prishtinë

18:52 | 11 Qershor 2019

Bill Clinton po vazhdon të qendrojë për vizitë në Kosovë.

Ai është takuar me presidentin e vendit, Hashim Thaçi dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Clinton është nderuar me dekoratën presidenciale “Urdhri i Lirisë”, derisa është shprehur i gëzuar të jetë përsëri në Kosovë.

Ai këtë e ka shprehur edhe nëpërmjet një postimi në Tëitter duke thënë se paqja e arritur nga populli i Kosovës duhet të festohet jo vetëm në këtë përvjetor, por çdo ditë.

“Jam i nderuar të jem përsëri në Kosovë për të përkujtuar 20 vjetorin e paqës – një arritje nga populli i Kosovës që duhet të festohet jo vetëm në këtë përvjetor, por çdo ditë”, ka shkruar Clinton.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!