Mesazhi i Lekajt për VV-në: Boll me drama, konstituoni Kuvendin e mos folni broçkulla

11:38 | 19 Prill 2025
mesazhi-i-lekajt-per-vv-ne:-boll-me-drama,-konstituoni-kuvendin-e-mos-folni-brockulla

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ishte i ashpër në reagimin e tij ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Lekaj ka kërkuar nga kjo parti që t`i ndalë dramat në Kuvend.

Ai theksoi se partia e Albin Kurtit duhet t`i formojë institucionet.

“VV, boll me drama! Thoni që keni numrat? Konstituoni Kuvendin e mos folni broçkulla!”, ka shkruar Lekaj.

Komento: