Mësohen datat e ndeshjeve të Kosovës kundër Komorosit dhe Gambisë

21:15 | 30 Prill 2021

FFK pak ditë me parë ka konfirmuar edhe dy miqësore, por që kryesisht do të luajnë me futbollistë të Superligës.

Dardanët do të përballen me Komorosin dhe Gambinë, me ndeshjet që do të zhvillohen në Antalia të Turqisë.

Kosova do të nisin me 5 qershor për në Antali, ndërsa janë konfirmuar edhe datat e ndeshjeve miqësore.

Në fillim Kosova do të ndeshet me Komorosin me 8 qershor, ndërsa me 11 qershor do të jetë përball Gambisë.

Këto dy ndeshje do të jenë mundësi e mirë për futbollistët e Superligës, pasi deri me tani nuk kanë pasur hapësirë për t’i treguar aftësitë e tyre.

Komento: