Mësohen kundërshtarët e Barcelonës dhe Real Madridit në Copa del Rey

15:20 | 08 Janar 2021

Barcelona dhe Real Madrid mësojnë kundërshtarët e tyre në Copa del Rey.

Sot është hedhur shorti për Kupën e Mbretit, ku Barcelona dhe Real Madrid kanë mësuar kundërshtarët e tyre.

Real Madrid dhe Barcelona nuk kanë zhvilluar akoma ndonjë ndeshje në garën e Kupës së Mbretit.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme u kuptua se Barcelona do të përballet me UD Cornella më 21 janar, klub ky i cili eliminojë Atletico Madrid në 1/32-tën e finales.

Real Madrid në anën tjetër, do të ketë përballje me klubin e Alcoyano. Këto sfida nuk kanë ndeshje kthimi dhe do të fillojnë më 16 janar.

Komento: