Mësohen moshat e personave që vdiqën sot nga koronavirusi në Kosovë

15:25 | 26 Nëntor 2020

Sot janë shënuar 15 viktima dhe 775 raste të reja nga koronavirusi në Kosovë.

IKSHPK njofton se nga 1.903 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, 775 kanë rezultuar pozitive, përcjell ORAinfo.

Ndërkaq sot janë shëruar edhe 553 pacientë kurse 15 kanë ndërruar jetë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (76, 66, 56, 52 vjeç), Prishtinë 2 raste (78, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (80 vjeç), Klinë 1 rast (76 vjeç), Suharekë 1 rast (77 vjeç), Pejë 2 raste (71, 64 vjeç), Vushtrri 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (87 vjeç)./ORAinfo/

Komento: