Mësohet data kur do të zhvillohet derbi anglez, Manchester United – Liverpool

20:25 | 05 Maj 2021

Data e caktuar

Ndeshja e paraparë të luhej të dielen, mes Manchester United dhe Liverpool është shtyer për shkak të protestave të Manchester United.

Fansat e Manchester United po protestonin para ndeshjes për pakënaqësitë e tyre në lidhje me pronarët e klubit të United, familjen Glazers.

Situata e protestës eskaloi dhe kjo e detyroi Premierligën që të shtyej datën e zhvillimit të derbit për një ditë tjetër për shkaqe sigurie.

Data e caktuar për derbin më të madh anglez është 13 maj, përkatësisht të enjten tjetër.

Komento: