Mësohet e ardhmja e Mandzukic

15:51 | 25 Korrik 2020

Madzukic duket se së shpejti do të jetë pjesë e Superligës së Turqisë.

Mario Mandzukic vazhdon të tërheq vëmendjen e shumë skuadrave.

Ylli kroat, i cili së fundmi u aktivizua larg Evropës, ka vendosur që të kthehet përsëri në kontinentin e vjetër, ndoshta për aventurën e fundit në karrierë.

Superliga e Turqisë mund të jetë një nga destinacionet për Mandzukic, pasi siç raportojnë mediet italiane, skuadra nga ajo ligë po kërkojnë shërbimet e lojtarit, transmeton lajmi.

Galatasaray është një nga skuadrat që po rivalizon skuadrën e Fiorentina për kartonin e lojtarit.

Mandzukic do të konsideronte kalimin te gjiganti turk nëse ata i ofrojnë pagë prej 3-4 milionë eurove.

Lojtarin e do në skuadër edhe strategu i madh turk, Fatih Terim.

Mbetet të shihet nëse Mario Mandzukic do të transferohet te skuadra e Galatasaray.

Komento: