Mësohet edhe çmimi që do të paguajë Liverpool për Thiagon

14:27 | 05 Korrik 2020

Liverpool afër marrëveshjes me Thiago Alcantara.

Mesfushori spanjoll i Bayern Munich, Thiago Alcantara, po lidhet me një transferim të mundshëm te Liverpool.

Siç kanë konfirmuar drejtuesit e Bayern, lojtari ka shprehur dëshirën që të largohet në fund të këtij sezoni (tashmë i përfunduar). Në këtë situatë, emri i tij lidhet me Liverpool.

Raportime të medieve britanike insistojnë se ‘Reds’ kanë marrëveshje personale me spanjollin, por gjithçka duhet të finalizohet me Bayern, transmeton lajmi.

Thuhet se për kartonin e ish anëtarit të Barcelonës, Liverpool duhet të paguajnë 31 milionë funte.

Akoma nuk ka ndonjë ofertë formale nga Liverpool. Mbetet të shihet se cilët hapa do të ndjeken nga ‘Reds’ për të siguruar kartonin e Thiago.

Komento: