Mësohet gjendja shëndetësore e dy policëve që u plagosën në Skendera – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mësohet gjendja shëndetësore e dy policëve që u plagosën në Skendera

23:00 | 07 Korrik 2022

Kjo është gjendja shëndetësore e dy policëve që u plagosën në Skenderaj.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Ymer Zeqiri ka treguar për gjendjen e zyrtarëve policorë që së fundmi u sulmuan në Skenderaj.

Zeqiri ka thënë se dy zyrtarët policorë kanë lëndime të rënda.

“Rasti i fundit, të dy zyrtarët policorë të lënduar në Skenderaj kanë lëndime të rënda, njëri është i plagosur me armë zjarri, ka plagën në shputën e këmbës së djathtë, kurse zyrtari tjetër ka lëndime të rënda në kokë nga objekti i fortë. Mirëpo gjendja e tyre është stabile”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai thotë se zyrtarët policorë të lënduar i kanë vizituar por vetëm për të kuptuar gjendjen e tyre shëndetësore.

“Zyrtarët policorë i kemi vizituar vetëm sa për të kuptuar gjendjen e tyre shëndetësore, nuk kemi hyrë në detaje të hetimeve. Është duke u hetuar rasti në bashkëpunim me Prokurorinë”, theksoi Zeqiri.

Dy policët u sulmuan ditë më parë nga disa familjarë të ish-nënkryetarit të Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, madje edhe ky i fundit është përfshirë në këtë rast. Sulmi ka ndodhur pasi policët kanë i kanë shqiptuar gjobë trafiku dajlit të Lushtakut. Kujtojmë se të dyshuarve, Nuredin, Faton e Arif Lushtakut tanimë u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Komento: