Mësohet mosha e 13 të vdekurve nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë

15:07 | 24 Nëntor 2020

Sot janë konfirmuar edhe 609 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.590 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, përcjell ORAinfo.

Gjithashtu, në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 13 raste të vdekjeve nga koronavirusi.

IKSHPK-ja ka njoftuar edhe për moshën e 13 vikatimave.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 3 raste (83,76, 68 vjeç), Prizren 2 raste (62, 57 vjeç), Deçan 1 rast ( 70 vjeç), Kamenicë 1 rast ( 63 vjeç), Junik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 83 vjeç), Obiliq 1 rast (75 vjeç), Pejë 1 rast ( 66 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç)”- thuhet në njoftim./ORAinfo/

Komento: