Mësohet mosha e personit që vdiq në aksidentin e trafikut në Skenderaj

22:43 | 20 Nëntor 2020

Është mësuar mosha e personit që vdiq në aksidentin e trafikut në Skenderaj.

Një 70-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti në trafik, në mes dy veturave, në fshatin Kosterc të Skenderajt, të premten mbrëma.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Drejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, duke konfirmuar se në aksident ishte i përfshirë edhe një person.

“Sonte rreth orës 17:00, në rrugën lokale në fshatin Kosterc të Skenderajt, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku për pasojë një 70 vjeçar, ka vdekur, në aksident ishin të përfshira dy automjet me targa vendore”, thuhet në komunikate.

Tutje, ai ka bërë të ditur se dy drejtuesit e automjeteve janë dërguar në spital të Mitrovicës për trajtim mjekësor.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka shtuar ai.

Komento: