Mësohet se kur do të finalizohet transferimi i Icardit te PSG

18:13 | 28 Maj 2020

Tashmë është mësuar se kur do të finalizohet transferimi i Icardit te PSG.

Paris Saint Germian janë të vendosur për të konfirmuar marrëveshjen për transferimin e përhershëm të Mauro Icardit këtë fundjavë.

Argjentinasi duket se do të nis një kapitull të ri larg Interit, pasi PSG duket se është gati të aktivizojë opsionin për transferimin e tij.

Il Corriere dello Sport pretendon se dokumentet e kërkuara do të shkëmbehen në orët e ardhshme dhe gazeta thotë se operacioni do të finalizohet për rreth 60 milionë euro.

Raporti thotë se nëse gjithçka shkon sipas planit, lëvizja do të materializohet në fundjavë.

Icardi, i cili ka shënuar 20 gola në 31 ndeshje te PSG në sezonin e parë të huazimit, do të largohet nga Inter shtatë vjet pas transferimit nga Sampdoria.

Komento: