Mësohet se kur do të merret vendimi për masën e sigurisë ndaj të akuzuarit të parë të Gjykatës Speciale – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mësohet se kur do të merret vendimi për masën e sigurisë ndaj të akuzuarit të parë të Gjykatës Speciale

18:49 | 24 Shtator 2020

Kur do të vendoset për masën e sigurisë ndaj të akuzuarit të parë të Speciales.

Avokati Kushtrim Palushi ka thënë se vendimi për masën e sigurisë ndaj të prangosurit të sotëm të Speciales pritet të merret brenda 48 orëve.

“Do të vendoset brenda 48 orëve për masën e sigurisë, ndalim apo arr’est shtëpiak. Pas këtij afati, vendimi i panelit, zgjatë dy muaj”, ka thënë ai.

Palushi thotë se brenda një muajii njejti do të dalë para gjyqtarit që të deklarohet për akuzën.

“Ndërkaq brenda 30 ditëve, duhet të dal para gjyqtarit e të deklarohet për akuzën e tij, a deklarohet fajtor apo i pafajshëm. Pastaj fillojnë procedurat e tjera. Synimi i procedurës ligjore nga ZPS, është të zhvillohet procedurë pa vonesa. Me siguri nesër apo pasnesër, ai do të dal para trupit gjykues. Në gjithë këto faza, Z. Mustafa, ka të drejtë ankese”, ka thënë avokati.

Komento: