Messi dhe Ronaldo ‘mposhten’ nga Mbappe

21:12 | 17 Janar 2020

Mbappe duket se ka ‘mposhtur’ Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Është 21 vjeçar dhe tashmë konsiderohet ai pasardhësi i Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Jo kot të gjithë mendojnë se Mbappe do të arrijë sadopak ato që kanë arritur Messi dhe Ronaldo, që konsiderohen më të mirët të të gjitha kohëve.

Statistikat tregojnë se Mbappe ka një të ardhme të ndritur dhe se në moshën 21 vjeçare, qëndron shumë më mirë se Messi dhe Ronaldo me gola të shënuar.

Mbappe ka shënuar 105 gola në total në karrierë deri më tani në moshën 21-vjeçare, shumë më shumë se Messi dhe Ronaldo që këtë moshë kishin shënuar 48, respektivisht 27.

Golashënuesit më të mirë në moshën 21-vjeçare:

Mbappe: 105

Agüero: 75

Neymar: 72

Suarez: 52

Messi: 48

Cristiano Ronaldo: 27

Leëandowski: 21

Komento: