Messi dhe Suarez nuk duan që ky lojtar të largohet nga Barça

20:28 | 22 Dhjetor 2019

Arturo Vidal, po shihet si ideal për mesfushën e Interit.

Pasi shënoi kundër Alaves ditën e djeshme, Vidal iu drejtua terrenit sikur të thoshte “po qëndroj këtu”.

Një sinjal? Marrëdhënia me Valverde mbetet e vështirë. Këtë javë, para Clasico, mesfushori mësoi se ai nuk ishte fillestar për ndeshjen dhe e la terrenin e stërvitjes i tërbuar, mezi i ngushëlluar nga shokët e tij të skuadrës.

Ky çarmatim me trajnerin, mund të jetë pika e ikjes në janar,përcjell ORAinfo.

Vidal konsiderohet i dashur nga bashkëlojtarët, duke filluar nga Messi dhe Suarez, të cilët i bënë të qartë ekipit se nuk do të ishte zgjidhja e duhur për ta lënë atë të largohej në janar ./ORAinfo/

Komento: