Messi do të marrë vaksinën tejet të kontestueshme

10:12 | 01 Maj 2021

Nga Argjentina vijnë lajmet se Lionel Messi dhe yjet e tjerë të kombëtares së Argjentinës do të vaksinohen me Sinovac.

Në verë organizohet Copa America dhe kushti i CONMEBOL (Konferderata e Amerikës së Jugut) është që të gjithë stafet dhe lojtarët e kombëtareve pjesëmarrëse të marrin dozat e nevojshme të Sinovac.

Presidenti i CONMEBOL, Alejandro Dominguez ka folur për Marca dhe është shprehur: “Kjo u jep lojtarëve tanë dhe të gjithë mjedisit një mjet mbrojtës më shumë, sepse të gjithë e dimë që një ekip nuk përbëhet vetëm nga lojtarë, i gjithë stafi teknik dhe organizativ do të ketë shansin të vaksinohet”.

Ky është kusht i prerë nga organizatorët dhe pritet që të vaksinohen të gjithë yjet latinë, përfshirë edhe kombëtaren e Brazilit apo Uruguait. CONMEBOL është përgatitur për dhe ka blerë 50 mijë doza të vaksinës më të përdorur në vendin tonë. Mbetet të shihen zhvillimet e fundit sepse vaksina Sinovac nuk është autorizuar për përdorim në Argjentinë, por kjo konsiderohet si pengesë e vogël.

Vaksinimi do duhet të nisë sa më shpejt në mënyrë që lojtarët dhe stafet të kenë marrë të dyja dozat e vaksinës para nisjes së turneut. Ky vendim ka marrë edhe kritika, duke qenë se lojtarët e kalojnë lehtë virusin dhe pretendohet se nuk kanë nevojë të vaksinohen sepse nuk u rrezikohet jeta.

Komento: