Messi e shkruan edhe njëherë historinë në La Liga

21:51 | 11 Korrik 2020

Lionel Messi në çdo sezon po bën rekorde të reja.

Sonte ai ka arritur një rekord të ri në La Liga, transmeton Indeksonline.

Ai u bë lojtari i vetëm në histori të La Ligas që ka arritur të shënoj mbi 20 gola dhe njëkohësisht të ketë 20 apo më shumë asistime brenda një sezoni.

Në top 5 ligat evropiane, këtë gjë e ka bërë vetëm Henry sa ishte pjesë e Arsenal në sezonin 2004/2005.

Komento: