Messi i shënon dy gola, Barcelona e përmbys rezultatin kundër Valencias

22:39 | 02 Maj 2021

Barcelona e përmbys rezultatin kundër Valencias, Messi i shënon dy gola.

Barcelona ka kaluar në epërsi 3:1 kundër Valencias, në një ndeshje të La Ligës që po zhvillohet momentalisht në Mestalla.

Gabriel Paulista e kishte kaluar Valencian në epërsi në minutën e 50-të.

Por reagimi i Barçës ishte i shpejtë, me Lionel Messin që e barazoi rezultatin në minutën e 57-të, pasi që e kishte humbur penalltinë paraprakisht.

Antoine Griezmann e kaloi Barçën në epërsi për herë të parë në këtë takim vetëm gjashtë minuta më vonë.

Messi e dyfishoi epërsinë e vizitorëve në minutën e 69-të me një gol fantastik nga gjuajtja e lirë.

Komento: