
Po vazhdon të përflitet për një kalim të mundshëm të Leo Messit tek skuadra e Interit.
Lionel Messi dhe Inter është një histori që nuk ka fund.
Nuk kalon kohë e gjatë dhe vazhdojnë të përsëriten raportimet se Inter po tenton transferimin e Lionel Messit në ‘San Siro’.
Së fundi, është ‘Gazzetta dello Sport’ që ka raportuar se Messi mund t’i bashkohet Interit, me babanë e futbollistit që ka blerë shtëpi në Milano.
Këto raportime i ka cilësuar “fantazi futbolli” drejtori sportiv i Interit, Beppe Marotta.
“Është fantazi e futbollit”, ka deklaruar Marotta, përcjell lajmi.net.
“Ai sigurisht që nuk është një nga objektivat tonë, dhe mendoj se ai është i interesuar të vazhdojë karrierën e futbollit te Barcelona”.