Messi mund të largohet falas në fund të sezonit

09:00 | 02 Prill 2020

Te Barca ka ende frikë, Messi mund të largohet falas në fund të sezonit.

Kur El Pais në fillim të shtatorit të vitit 2019 raportoi se Lionel Messi ka rezervuar të drejtën e largimit nga ‘Camp Nou’ në qershor të vitit 2020, pavarësisht se kishte edhe një vit kontratë, një ndjenjë ankthi pushtoi Barcelonën, shkruan MD.

Nuk u zhduk derisa ylli argjentinas, në media të ndryshme shprehu dëshirën e tij për të vazhduar me klubin e jetës edhe për disa vet më shumë.

Ideja nuk ka ndryshuar, por gjithashtu është e vërtetë që e njëjta kontratë është akoma në fuqi dhe rrethanat e botës kanë ndryshuar me koronavirusin.

Ato do të vazhdojnë edhe më shumë të ndryshojnë, dhe askush nuk e di se çfarë do të ndodh një ditë më pas, megjithëse Josep Bartomua ka deklaruar vazhdimisht se qëllimi i tij është të rinovojë me Lionel Messi edhe një herë para përfundimit të mandatit.

Kjo situatë, ishte paraparë të zgjidhej në muajin prill, ku do të trajtohej nga Bartomeu dhe babai i Messit, Jorge.

Nuk dihet nëse të dy këta kanë pasur bisedime rreth kësaj çështje këto ditë, me Jorge Messin që ndodhet në Argjentinë, dhe kjo nuk është një çështje që mund të zgjidhet përmes telefoninit.

Komento: