Messi ia bën të qartë Barcelonës se nuk kthehet në stërvitje pa nënshkruar kontratë të re.
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi duhej të kthehej nesër në stërvitje pranë bashkëlojtarëe si Sergio Aguero dhe Emerson, që luajtën në Kupën e Amerikës.
Sidoqoftë, sipas Ciutat Esportiva, argjentinasi nuk do rikthehet derisa të nënshkruajë kontratë të re.
Pavarësisht kësaj, presidenti Joan Laporta insiston se rinovimi është duke vazhduar mirë dhe gjithçka mund të mbyllet së shpejti.
Ndërkohë, Messi është në pushime me familjen e tij, Luis Suarez, Cesc Fabregas, këta të fundit me familjet e tyre.
Pavarësisht që mbushi 34-vjeç, Messi nuk ka treguar ndonjë shenjë që është duke u dobësuar.
Ai ndihmoi Argjentinën për trofeun e parë të Kupës së Amerikës që nga viti 1993 duke mposhtur Brazilin në finale.