Messi tregon se është ‘jashtëtokësor’, shikojeni si e ‘trullos’ Sterlingun

22:12 | 24 Nëntor 2021

Man City dhe PSG janë duke u përballur në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve.

Përkundër lojës të bukur nga të dyja skuadrat pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Ylli i ‘Parisienëve’, Leo Messi bëri një driblim në stilin e tij ndaj Raheem Sterling.

Ishte minuta e 6′ kur Messi e dribloi topin mes këmbëve të Sterling me shumë lehtësi.

Ylli argjentinas tashmë është përshtatur në lojën te PSG dhe ka filluar të paraqitet në nivelin e tij më të mirë.

Mbetet të shihet se si do të shkojnë gjërat në këtë takim gjatë pjesës së dytë.

Pamje:

Komento: