MI tregon kur do të rregullohet rruga në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, paralajmëron masa ligjore për palën e tretë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

MI tregon kur do të rregullohet rruga në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, paralajmëron masa ligjore për palën e tretë

16:47 | 15 Prill 2021

Një pjesë e rrugës në drejtim të Prishtinës, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, është shembur që nga 31 dhjetori 2020.

Si pasojë e shembjes së asfaltit, kjo pjesë u bë e pakalueshme, edhe për veturat që dilnin nga autostrada “Ibrahim Rugova”.

Nga Ministria e Infrastrukturës për IndeksOnline kanë bërë të ditur se rruga është shembur shkaku i gërryerjes afër rrugës nga një kompani private.

“Bazuar në vlerësimin e komisionit të formuar nga MI për këtë analizë, shembja ka ndodhur për shkak të ndërhyrjës së palëve të treta duke bërë gërmimin e skarpates nga ana e poshtme e rrugës. MI-ja ka bërë ndërprerjen e qarkullimit të trafikut për shkaqe sigurie si masë e parë dhe tani janë duke u bërë analizat laboratorike për të arritur në perfundim se si të veprohet më tutje”, thuhet në përgjige.

Sipas tyre, MI do të ndërmarrë masa ligjore ndaj palës së tretë.

Ndërkohë, nga ky institucion bënë të ditur se gjatë këtyre ditëve do të intervenojnë që rrugën ta bëjnë të kalueshme për automjete.

“Pas përfundimit të analizave laboratorike do ta kemi një raport detal nga Komisioni i krijuar enkas për këtë rast. Pasi ta marrim këtë raport ne do të marrim të gjitha masat e përcaktuara me ligj ndaj ndonjë pale të tretë eventuale si dhe masat për sanimin e rrugës. Në ndërkohë ne do të intervenojmë gjatë këtyre ditëve që rrugën ta bëjmë të kalueshme për automjete përmes ndonjë kontrate kornizë për mirëmbajtje”, thuhet në përgjige.

Komento: