Milaim Zeka paralajmëron se këtë javë do të ketë arrestime të reja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milaim Zeka paralajmëron se këtë javë do të ketë arrestime të reja

20:54 | 28 Shtator 2020

Zeka ka thënë se këtë javë do të ketë arrestime të reja.

Ish-deputeti Milaim Zeka thotë se këtë javë do të ketë arrestime të reja.

Sipas tij, Gjykata Speciale nuk mund të zhbëhet.

Thotë se kjo Gjykatë nuk duhej të lejohej nga politikanët në Kosovë.

“Unë jam shumë i bindur që krerët politikë që kanë udhëhequr shtetin që 20 vite dhe sidomos ata të cilët e kanë miratu Gjykatën Speciale përmes votave të deputetëve po ta merrnin seriozisht këtë gjykatë që në fillim nuk kish ardh puna deri këtu. Nuk ka njeri gjysmë i ditur në politikë që do të pranonte një gjykatë një etnike, një, dhe e dyta kur këta e kanë pasur zgjidhjen më të lehtë që të ju thojnë ndërkombëtarëve; Ne pranojmë një Gjykatë brenda territorit të Republikës së Kosovës por ngaqë ju po thoni që dëshmitarët janë të rrezikuar, atëher nxirrni dëshmitarët jashtë dhe le të dëshmojnë përmes videolidhjeve. Nuk e bëmë një gjë të tillë”, tha Zeka.

“Tash zhbërja e Gjykatës Speciale është e pamundur. Zhbërja e Gjykatës është e barasvlefshme me zhbërjen e shtetit të Kosovës”, tha Zeka.

“Unë nuk besoj që krejt këta njerëz të cilët do të shkojnë atje (Hagë) duke filluar nga Thaçi, Kadri Veseli e të tjerë se do të kemi edhe në këtë javë arrestime të reja nuk do ta shfuqizonin Gjykatën Speciale por e dijnë se është pothuajse mision i pamundur”, theksoi Zeka.

Komento: