Milan po shikon mundësi të ndryshme në treg për të forcuar skuadrën e tyre pavarësisht fjalëve të Paolo Maldinit.
U ngritën disa vetulla kur drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini, pohoi mbrëmë se ai nuk mendon se klubi do të bëjë shumë në afatin kalimtar të janarit, pasi ata besojnë se skuadra është tashmë konkurruese.
MilanNews raporton se si gjatë viteve, klubi ka bërë gjithmonë investime në dritare të ndryshme transferuese dhe sërish duhet të bëjë blerje të synuara, përcjell ORAinfo.
Departamenti i sulmit ka nevojë për punë dhe kjo është arsyeja pse emri i Julian Alvarez mbetet i rëndësishëm.
Problemi lidhet me kompeticionin pasi rreth gjysma e top klubeve në Europë e duan sulmuesin e River Plate, por prania e skautëve në Argjentinë dëshmon për interesimin e fortë të kuqezinjve.
Një tjetër rol që duhet përforcuar duke pasur parasysh që Bennacer dhe Kessie do të largohen për në Kupën e Afrikës, është mesfusha. Marrëdhënia e fortë me Jorge Mendes dhe Lille mund të favorizojë një lëvizje për Renato Sanches dhe brenda pak javësh do të ketë një vlerësim më të thelluar nga pikëpamja ekonomike.
Megjithatë, raporti shton se Sanches mund të jetë më shumë një operacion për qershorin, përveç nëse ofertat mbërrijnë për Kessie në janar, në të cilin rast situata mund të zhbllokohet. /ORAinfo/