Milan arrin marrëveshje me yllin e madh

23:12 | 17 Janar 2020

Milan është duke ndjekur Dani Olmo të Dinamos së Zagrebit dhe kroatë flasin për një marrëveshje që është një fazë e përparuar e cila mund të përfundojë shumë shpejt.

Sipas Sportske Novosti kuqezinjtë kanë arritur një marrëveshje me klubin kroat në bazë të një tarife prej 20 milion eurosh që do të paguhet menjëherë, plus 5 milion të tjerë bonuse dhe 5 milion shtesë nga një e ardhme rishitje. Një total prej 30 milion, shuma e kërkuar fillimisht, përcjell ORAinfo.

Gazeta e shquar kroate shton se ekziston edhe një marrëveshje midis Milanit dhe Olmos për një kontratë 5-vjeçare me pagë 2.5 milion euro në sezon.
I riu Spanjoll po bën presion për një transferim pasi dëshiron të luajë në një kampionat më konkurruese dhe të rrisë shanset e tij për tu thirrur nga Kombëtarja për kampionatin Evropian këtë verë./ORAinfo/

Komento: