Milan arrin marrëveshje me yllin e madh

21:04 | 10 Janar 2020

Calciomercato raporton se AC Milan ka arritur një marrëveshje me Simon Kjaer, mbrojtësi danez i lindur në 1989 i cili ishte në huazim te Atalanta nga Sevilla, por ai menjëherë do të bashkohet me kuqezinjtë.

Ish-lojtari i Palermo është, pra, zëvendësimi për Caldara, i cili ka kaluar provat mjekësore dhe testet e kërkuara që ai të transferohet përsëri në ish-klubin e tij në zonën e Bergamos, përcjell ORAinfo.

Klubi kuqezinjtë merr përsipër huazimin nga pala spanjolle Sevilla. Kjaer do të qëndrojë në Milano deri në Qershor, atëherë klubi do të vendosë se çfarë të bëjë. Kështu që ai shkon të bashkohet me Romagnoli, Musacchio dhe Gabbia./ORAinfo/

Komento: