Milan arrin marrëveshjen, transferon portierin e rivalëve të saj

13:39 | 29 Prill 2021

Marrëveshja u arrit: Milan transferon portierin e rivalëve të saj.

Gianluigi Donnarumma i cili për rinovimin e kontratës kërkonte një rritje page tashmë duket se nuk është tema kryesore tek Rossonerët pasi marrëveshje për një portier të ri është arritur.

Bëhet fjalë për Antonio Mirante të Romës i cili ka rënë dakord që prej sezonit të ardhshëm të bëhet pjesë e kuqezinjëve, është ky lajmi që ka dalë nga e përditshmja romane La Repubblica.

Ky transferim nga ana tjetër mund ti hapë rrugë edhe Juventusit që është në kërkim të Donnarummas i cili tashmë e ka më të lehtë largimin nga San Siro.

Komento: