
Agjenti i mesfushorit të jashtëm të Milanit, Lucas Paquetà, ka negociuar të ardhmen e klientit të tij me drejtimin më të lartë të klubit.
22-vjeçari është shumë i vlerësuar në komunitetin e futbollit, por nuk ka mundur t’i përshtatet jetës në Milano pasi u transferua nga klubi brazilian Flamengo për një tarifë transferimi të raportuar prej 38 milionë eurosh në janar 2019,përcjell ORAinfo.

Ka pasur raporte të kohëve të fundit, të cilat tregonin se Paquetà tani është i etur të largohet nga klubi për të ringjallur karrierën e tij dhe ka tërhequr interes nga gjigantët francezë Ligue 1, Paris Saint Germain (PSG).
Calciomercato mund të konfirmojë që agjenti i lojtarit ka vizituar selinë e klubit për të diskutuar të ardhmen e ndërkombëtarit brazilian.
Edhe pse nuk ka ndonjë fjalë zyrtare nga Milano për zhvillimin, por ka të ngjarë që hierarkia e klubit të lejojë që Paquetà të largohet para afatit të 31 janarit./ORAinfo/