Milan bën revolucion të madh, po i transferon dy mesfushorë

21:05 | 20 Dhjetor 2019

AC Milan, dëshiron që të përforcohet në mesfushë në afatin e janarit.

Milano , po presin të paktën një largim në dritaren e transferimit të mesit të sezonit pasi mesfushori Franck Kessié ka të ngjarë të largohet nga klubi pasi ka tërhequr interesin nga numër i madh i klubeve në Evropë dhe sidomos nga Anglia, përcjell ORAinfo.

Sipas raportit të fundit, hierarkia e Milanit po vlerëson emrat si, Sander Berge i Genk dhe yllin e Celta Vigos, Stanislav Lobotka për të forcuar departamentin e mesfushës për pjesën tjetër të fushatës.

Berge ka përfaqësuar Genk në 27 ndeshje në të gjitha garat ku ai ka arritur të shënojë katër gola ndërsa Lobotka kanë përfaqësuar Celta në 16 ndeshje të ligës /ORAinfo/

Komento: