Milan – Bonaventura, po ndodh ajo qe nuk e kishte pritur askush

11:44 | 02 Janar 2020

E ardhmja e Giacomo Bonaventura është në pikëpytje.

Interesim për lojtarin ka shfaqur klubi nga Serie A, Fiorentina, përcjell ORAinfo.

Kjo pasi kontrata e lojtarit me kuqezinjtë skadon në fund të sezonit dhe nëse Milan dhe lojtari nuk arrijnë marrëveshje për rinovim të kontratës brenda 10 ditësh, lojtari do të fillojë të shikojë përreth, me Fiorentinën që është duke e kërkuar mesfushorin e njohur.

Siç raportohet nga La Nazione, pengesë për rinovimin e kontratës do të jetë kërkesa e Bonaventura për rritje të konsiderushme të pagës dhe zgjatjen për disa vite të kontratës.

Nëse kjo kërkesë nuk plotësohet, gjasat që Bonaventuar të transferohet në Fiorentinë është e madhe. /ORAinfo/

Komento: