Milan “çmendet”, ofron mega ofertë për yllin që namin në Evropë

16:42 | 21 Dhjetor 2019

AC Milan, ka raportuar se ka ofruar një kontratë mega për të nënshkruar sulmuesin e ri të klubit austriak Red Bull Salzburg, Erling Braut Haaland në afatin kalimtar të janarit.

19-vjeçari është një nga emrat më të njohur në botën e futbollit pasi arriti të shënojë 28 gola së bashku me sigurimin e shtatë asistimeve në vetëm 22 ndeshje në të gjitha garat,përcjell ORAinfo.

Ka pasur raporte interesi për Haaland nga klubi me qendër në Milano, të cilët e kanë identifikuar atë si një alternative të përsosur të sulmuesit veteran, Zlatan Ibrahimović, i cili ende nuk ka konfirmuar se do të vijë në Milan./ORAinfo/

Komento: