Milan ‘dëtyrohet’ ta shes një yll të madh, nëse dëshiron ta transferoj këtë lojtar në ‘San Siro’

08:52 | 17 Janar 2020

AC Milan kohët e fundit bëri një ofertë konkrete për talentin spanjoll, Dani Olmo dhe janë vendosur të vazhdojnë ndjekjen e tyre për të nënshkruar me lojtarin qysh në janar.

Mediat italiane raportojnë se kuqezinjtë janë jashtëzakonisht të interesuar për mesfushorin spanjoll 21-vjeçar, i cili është kontraktuar me skuadrën kroate Dinamo Zagreb deri në qershor të vitit 2021.

Ka pasur shumë kontakte me klubin kroat, të cilët po kërkojnë 25 milionë euro plus plus shpërblime për nënshkrimin e Olmos, shumë më pak se gati 40 milionë që Zagrebi i kërkoi nga Ajax verën e kaluar, përcjell ORAinfo.

Arsyeja është sepse klubi vlerëson që Olmo është gati të largohet, vazhdon raporti. Lojtari dhe rrethimi i tij i kanë komunikuar qartë me menaxhmentin e Zagrebit se ai dëshiron të largohet këtë dimër, përpara Kampionatit Evropian të verës së ardhshme.

Milano po përballet me konkurrencën nga Atletico Madrid, Barcelona, Monaco, Tottenham dhe Manchester City, por Olmo me kënaqësi do ta pranonte Milanin për shkak të historisë dhe sharmit të tyre.

Milani do të duhet të shesë ose Lucas Paquetà ose Suso nëse duan të blejnë Olmo, shton raporti. Largimi i mundshëm i secilit lojtar mund të ndihmojë kuqezinjtë të mbledhin fondet e nevojshme për marrëveshjen. /ORAinfo/

Komento: